Pastat janë ushqime italiane të pëlqyera në mbarë botën dhe konsumohen nga pothuajse të gjithë. Trendi i fundit rreth pastave është kalimi nga konsumimi i pastave të thara e të paketuara për kohë të gjatë, në pasta të freskëta. Ka shumë arsye për këtë ndryshim.
Pastat e freskëta, siç nënkupton vetë emri, janë të freskëta dhe mund të konsumohen vetëm brenda një kohe të shkurtër pas prodhimit. Kështu, ne si konsumues e dimë se pastat tona nuk kanë kaluar muaj të tërë duke lëvizur nga një raft në tjetrin, por janë prodhuar aty për aty dhe kështu nuk kanë nevojë për përbërës shtesë për konzervim.
Në mënyrë që këto pasta të kenë shije të mirë, ato duhet të përgatiten sipas recetës origjinale italiane, madje edhe mielli për përgatitjen e tyre duhet të jetë i veçantë. Pastat e freskëta duhet të përgatiten me miell italian tip 00, i cili është i bluar mirë dhe përmban sasi të vogël të glutenit.
Më e rëndësishmja nga të gjitha është që kuzhinieri i cili i prodhon dhe i përgatit pastat e freskëta të jetë i trajnuar nga profesionist italian. Vetëm në këtë mënyrë, ata do të jenë të gatshëm të ofrojnë pasta me shije origjinale italiane. Kuzhinier të trajnuar për përgatitjen e pastave të freskëta gjeni në rrjetin e restauranteve Pomo, ku mund të provoni pasta të freskëta të përgatitura aty për aty.
Po ashtu, pastat e freskëta janë më të shëndetshme se pastat e thara dhe kanë teksturë më të mirë. Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe D dhe përmbajnë sasi të mirë të hekurit dhe zinkut. Pastat e freskëta mund të kombinohen në mënyrë të shkëlqyer me lloje të ndryshme të salcave. Kohët e fundit pastat më të preferuara janë penne arabiata, penne boloneze dhe penne pesto.
(artikull i sponsorizuar)