Flokët anash
Gjithmonë gërsheta të përhershme
Mund të shihet edhe një kthim i madh në stilin retro dhe vintage. Variantet interesante, zbukurimet, gërshetat me shirita dhe shalle e të ngjashme…Gërshetat janë element kryesor i frizurave tek Marca Jacobsa, Marchese, Nanette Lepore, Yuna Yang.
Efekti i flokëve të njoma
Frizura e këtillë bën pjesë ndër ato më modernet, ndërkaq efekt të veçantë sjell efekti ultra novator i flokëve të njomura. Lanvin dhe Christopher Kane janë dakord me këtë , po ju?
Bishti, bishti i vogël
Formë klasike, opsion e elegancës së ulët, vija e ndarjes së flokëve anash. Të gjitha këto i shohin në revy modash tek Chanel, Valentino, Fendi, Herve Leger, Maison Martin Margiela, Byblos, etj.
Gërshetat nyjë klasike franceze
Ky është edhe një sinonim i përhershëm për glamur, i bërë me frizurë super të rregulluar edhe për mbrëmje solemne. Këtë model e zgjodhën Monique Lhuillier dhe Altuzarra, një kombinim i interpretimit klasik dhe modern.
Gërshetat nyjë
Ngjashëm me gërshetat lidhur nyjë në maje të kokës, ky trend është alternativë e frizurës së këndshme. E ndryshme, por sërish e njëtrajtshme. Kjo është pikërisht ajo që ju shihni tek modelet e Jenny Packman, Diane von Furstenberg, Carolina Herrera, Marissa Web, Rag& Bone, Altuzarra, Christian Siriano, Naeem Khan, Monique Lhuillier. Frizura balerinë bazën e ka nga Roberto Cavalli, Prada, Altuzarra, Jean Paul Gaultier, Marchese dhe të tjerët.
Flokët e rrafshëta
Koleksioni i Jill Stuartit sjell kombinimet e flokëve të rrafshëta me pamjen e parregullt, ndërsa opsionet super të rregulluar përfshijnë koleksionet e Carolline Herreres, Ohne Titel, Prabal Gurunga, Richard Chai. /Telegrafi/