Pavarësisht se jemi ende në dimër, duhet të keni parasysh se sezoni pranveror vjen sa hap e mbyll sytë!
Me ndryshimin e sezonit, ekspertët rekomandojnë ta ndryshoni edhe stilin, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga herët e kaluara, blogerët e modës kësaj radhe i kanë kushtuar rëndësi të veçantë stilit të shkurtë të flokëve, por normalisht nuk mungojnë as stilet tjera.
Për t’u inspiruar për ndryshim stili, më poshtë i keni disa fotografi ku shihen frizurat të cilat do të jenë në trend gjatë pranverës! /Telegrafi/