Xhavit Novolani,
Dizajner
/lifestylenews/
Dizajni
▪ Çantat e krahut dhe çantat “thes”, me dizajne asimetrike dhe absolutisht minimaliste.
▪ Do të vazhdojnë të jenë në trend edhe më tutje “çantat e dorës”, që mund të kenë dhe një rrip të shkurtër që të mbahen sa më lehtë.
▪ Dizajni, forma dhe detajet origjinale janë në trend: do të hasim forma të ndryshme deri te çantat nga plastika.
▪ Çantat në forma të pazakonta, që në shikim të parë nuk duken fare që janë çanta.
Materiali
Materialet tjera që do përdoren: lëkura e të gjitha llojeve e sidomos e zvarranikeve, kamoshi, kadifeja, pëlhura, druri e plastika. Gjithashtu do të shohim dhe tekstura të kombinuara.
Ngjyra
– Kombinimet me ngjyra kontraste
– Ngjyrat pastel: smerald, mustardë, e verdhë, ‘pink’, çokollatë si dhe hijezimet e ngjyrave kaltër, gri.
– Metalike, në hije të ndryshme
Printi dhe dekori
– Dekori do të jetë minimalist: qëndisja, flokët, pajisje metalike dhe figura. /Telegrafi/