Viti 2018 nuk është vetëm një vit i ri kalendarik, por një vit që sjellë edhe trende të reja.
Trendet e reja kanë prekur për këtë vit edhe aksesorët.
Në vitin 2018 “in” janë aksesorët e punuar me dorë.
Ardita Begu dhe ArBE Handmade kanë prezantuar në emisionin Modë me Renatën trendet e aksesorëve të punuar me dorë.
“Gjatë këtij sezoni në ormanet tona duhet të kemi perla dhe gurë me ngjyra”, thekson Ardita Begu.
Pra, perla e gurë me ngjyra janë ato që karakterizojnë këtë vit sa i përket aksesorëve.
Emisioni Modë me Renatën transmetohet çdo të premte nga ora 20:30. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jryfEwMVJsY