Telegrafi

Trendet aktuale të flokëve për meshkuj

Flokë të shkurtë

Nëse çdo vit ndërroni gardërobën, pse të mos ndërroni edhe stilin e flokëve. Megjithatë, modeli i flokëve duhet t’i përshtatet fytyrës suaj.

Mosha ka dhe s’ka rëndësi. Nëse jeni të moshuar, nuk do të thotë që përherë të keni të njëjtën prerje flokësh, ama mos e teproni.

Flokë të gjatë

Disa meshkuj kanë dëshirë të mbajnë flokë të gjatë. Porse, nëse flokët nuk janë të rregulluar si duhet, do të duken thjeshtë të çuditshëm.

Imperativ i meshkujve duhet të jetë që të mos lejojnë që flokët të rriten përtej krahut.
Ky model floku nuk kërkon shumë mund përveç krehjes pas pastrimit. Thekson karakterin e përgjithshëm. /Telegrafi/