Telegrafi

​Trendafilova hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për vetëtërheqjen e saj

Foto: Arkiv

Kryetarja e Dhomave të Specialiuzra të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetë-tërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.

Siç bëhet e ditur, kjo kërkesë e mbrojtjes së Thaçit ishte drejtuar më datë 16 gusht.

Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ka hedhur poshtë të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja duke u deklaruar i pafajshëm.

Prej disa muajsh, ish-presidenti Thaçi po mbahet në Hagë, i akuzuar për krime lufte. Në Hagë po mbahen edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e ish-deputeti Rexhep Selimi.