Telegrafi

Trendafilova beson se kryeprokurori Jack Smith do të përmbushë mandatin

Foto: Arkiv

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka thënë sot se ka besim që përvoja e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbi emërimin e Prokurorit të ri të Specializuar.

Trendafilova tha po ashtu se beson se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj.

“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, tha ajo.

Kryetarja Trendafilova shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e Kwai Hong Ip, zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /Telegrafi/