Site icon Telegrafi

Trend i ri fitnesi: Pini birrë duke bërë joga (Foto)

Është paksa e vështirë t’i ndiqni të gjitha trendet e jogas sepse ekzistojnë lloje të ndryshme të jogas.

Por tani, në mesin e këtyre shumë llojeve, është futur edhe një trend i ri të cilin shumica e adhuruesve të alkoolit do ta ndjekin: pirja e një birre të ftohët gjatë kohës kur stërviteni.

Kjo ide besohet të ketë lindur në Gjermani në vitin 2016, kur hipikët e Berlinit kishin pirë birrë rastësisht gjatë stërvitjeve.

Pas Gjermanisë, ideja është shpërndarë në të gjithë botën ku mësohet dhe ushtrohet joga, duke përfshirë edhe Londrën, Nju Jorkun, etj.

Exit mobile version