Kur fotografohen femrat, gjithmonë qëndron pas një porosi e veçantë. Mirëpo kjo është e vështirë të interpretohet.
Selfi, belfi dhe sufi në Instagram janë trendë të cilët janë shumë të popullarizuar. Megjithatë, fora më e re akoma është mister, sepse femrat nuk dëshirojnë të shkojnë deri në fund dhe të sqarojnë motivin e vet që të bëjnë foto të këtilla.
Në Instagrami sërish ka mbizotëruar ky trend i ri! – transmeton Telegrafi.
Këtë herë femrat janë nxitur nga njëra-tjetra dhe janë bashkuar në bartjen e unazës së fejesës në gishtin e vogël, sepse, siç thonë ato, i kanë premtuar vetvetes.
Poenta e këtij trendi është që gjinia femërore dëshiron të dërgojë porosi që është me rëndësi të duash veten, sepse vetëm ashtu mund t’u ofroni edhe të tjerëve dashurinë e vërtetë.
Dashuria ndaj vetes nuk është egoizëm, por porosi që keni vlerë dhe nuk pranoni diçka që nuk dëshironi. /Telegrafi/