“Lypja e fëmijëve është një dukuri që nuk mund ta largojmë brenda një dite, megjithatë jemi duke e zvogëluar praninë e fëmijëve në rrugë së paku në kryqëzime”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve.
Ajo tha se kanë protokoll për veprim ndërsektorial, pra për veprimin e qendrave të punës sociale, me Ministrin e Punëve të Brendshme.
“Besoj se kolegët nga qendrat për punë sociale, ekipet intervenuese janë vazhdimisht në terren”, tha Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të Protokollit për trajtimin e fëmijëve me diabet në shkolla dhe çerdhe.
Ajo bëri të ditur se para se të fillojë periudha e dimrit do të punohet për një prezencë më të madhe të ekipeve në ato vende që janë më të frekuentuara, ku fëmijët takohen shpesh në rrugë duke lypur./Telegrafi/