Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në intervistën e sa për TV 24 u shpreh se beson se vazhdimi në dialogun e Këshillit Ekonomik dhe Social do të merret vendimi më i mirë që do të pranohen nga partnerët social.
“Për ne si qeveri, përmirësimi i statusit ekonomik të punëtorëve është prioritet kryesor dhe paga minimale do të rritet. Jam optimiste se do të gjendet zgjidhja më e mirë për punëtorët, punëdhënësit dhe qeveria si partner”, u shpreh Trençevska.
Ajo u shpreh se gjithmonë mund të arrihet zgjidhje ku përfshihen të gjitha palët ndërsa buxheti është në kondicion të mirë dhe çdo propozim do të mbulohet me shpenzime.
Ajo theksoi e kërkesa e LSM-së është reale për shkak se të shpenzimeve në shportë.
Kujtojmë se sindikatat kërkojnë 18 mijë denarë pagë minimale ose 62% të pagës mesatare, ndërsa punëdhënësit kërkojnë rritje të pagës minimale prej 50% me pagën mesatare./Telegrafi/