Site icon Telegrafi

Trençevska: Shkarkimi i drejtorit me vendim të një anshëm në kohë të zgjedhjeve është akt joligjor

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pasi konstatoi parregullsi në punën e ministrit teknik për punë dhe politikë sociale, i dorëzoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut propozim për shpalljen e aktvendimit të pavlefshëm për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Qendrës për Punë Sociale – Radovish, nga 04.04.2024.

Trençevska tha se propozimi është dhënë pas një kontrolli të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Punës për vendimin e largimit nga puna, pas të cilit janë konstatuar disa parregullsi.

“Në të njëjtën kohë, u konstatua edhe procedura e kundërligjshme e ministrit teknik në pjesën e shkarkimit të drejtorit gjatë zgjedhjeve të shpallura, me vendim të njëanshëm! Kjo procedurë është në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ligji parashikon që zëvendësi shtesë i ministrit, së bashku dhe njëlloj me ministrin, shqyrton dhe nënshkruan të gjitha aktet dhe dokumentet, dhe nëse kjo nuk bëhet, aktet dhe dokumentet e tilla nuk prodhojnë efekt juridik”.

“Në seancën e 14-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është marrë vendim për shpalljen e pavlefshme të shkarkimit të drejtorit të Institucionit Publik Qendër për Punë Sociale – Radovish nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale”, tha Trençevska.

Exit mobile version