Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska duke u përgjigjur në pyetje të deputetëtve në lidhje me angazhimin në punë të punëtorëve në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-d u shpreh se minimum 51 për qind e kompanive, punëtorëve dhe resurseve tjera do të jenë nga Maqedonia e Veriut.
“Në pjesën e ligjit ku thoni se do të vendoset punë jashtë orarit për 12 orë, askund në ligj nuk thuhet se do të angazhohen punëtorë 12 orë, respektivisht 72 orë jashtë orarit, por thuhet 60 orë në javë”, theksoi Trençevska.
Ajo shtoi se OBRM-PDUKM po përpiqet me manipulime dhe lajme të rreme të krijojë kaos në shoqëri.
“E vërteta është se Qeveria, MPPS dhe unë si ministri do t’i mbrojmë të drejtat e punëtorëve dhe do të respektohet çdo ligj që ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve. Ajo që duhet ta dini është se për çdo punë jashtë orarit do të respektohet dispozita ligjore për pauzë ditore dhe pushim javor, përkatësisht 24 orë pushim. Kjo do të respektohet nga kompanitë që do të angazhojë punëtorë në korridorin 8 dhe 10-d”, potencoi Trençevska.
Ajo shtoi se bëhet fjalë për proejkt që është interes strategjik dhe nacional i vendeit dhe se Qeveria do t’i mbrojë punëtorët e angazhuar, ndërsa puna jashtë orarit do të paguhet./Telegrafi/