Site icon Telegrafi

Trençevska: Qeveria në 100 ditët e para ka zhvilluar politika të gabuara ekonomike

Opozitarja LSDM thekson që qeveria në 100 ditët e para ka zhvilluar politika të gabuara ekonomike, të cilat kanë sjellë që të ulet paga mesatare, të mos rritet paga minimale, të rriten çmimet e produkteve, ndërkaq punëtorët të jenë të degraduar.

Siç tha Jovana Trençevska, masat qeveritare janë pa efekt, ndërkaq interesi i tregtarëve duket se është para atij të qytetarëve.

“Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare është ulur për 1.000 denarë. Kjo është për herë të parë, pas shumë vitesh rritje të vazhdueshme që pagat të ulen. Këtë herë, domethënë më pak para në xhepin e çdo qytetari, më pak mundësi për jetë të dinjitetshme, goditje edhe më e rëndë për standardin jetësor”, tha Jovana Trençevska.

Exit mobile version