Telegrafi

Trençevska: Punëtorët dhe të drejtat e tyre për ne janë në vendin e parë

Ministrja për Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë takuar me drejtoreshën rajonale të Organizatës Ndërkombëtarë të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, Kler Harasti, ku biseduan për bashkëpunimin dhe kontributin e ODP në punën e Ministrisë në pjesën e të drejtave më të mëdha të punës, vende më të mira të punës dhe rrjedhshmërinë e punëtorëve në tregun e punës në vend, kumtoi MPPS.

Ashtu siç thuhet në kumtesë Trençevska drejtoreshës ia ka shpjeguar propozimin ligjin e ri për marrëdhënie pune dhe ka theksuar se janë marrë parasysh të gjitha komentet teknike të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Ajo kujtoi se përfaquesit e ODP-së në shtetin tonë kanë marrë pjesë aktive në secilën nga degjimoret publike për ligjin, ku janë dhënë komente konstruktive nga të gjithë aktorët relevantë.

Ministrja ka folur edhe për mjetin e ri të ODP-së për Vetëvlerësimin e mekanizmit për zgjidhjen paqësore të kontesteve të punës.

“Si shtet e kemi aplikuar mjetin e ri të ODP-së për Vetëvlerësim të mekanizmit për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të punës dhe e njëjta u tregua se është instrument efektiv që na ka ndihmuar të zbulojmë mangësitë e mekanizmit tonë, tha Trençevska.

Ajo theksoi bashkëpunimin e frytshëm të MPPS dhe ODP-së në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Një kohë të gjatë po punohet për Ligjin e ri për siguri dhe shëndet dhe kur të përfundojë përgatitja e tij, me rëndësi të madhe do të ishte që ne të marrim komente teknike edhe për këtë ligj, duke pasur parasysh faktin se Ligji do të duhet të bashkojë një pjesë të madhe të standarteve ndërkombëtare të punës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët janë të nevojshme nëse dëshirojmë t’i avancojmë te drejtat e punës në tërësi”, theksoi Trançevska.

Nga MPPS njofton se në takim është përmendur edhe përgatitja e Ligjit të ri për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës, duke theksuar se duhet të harmonizohet me Konventën për Mbrojtjen nga Dhuna dhe Ngacmimi nr.190 e cila në Republikën e Maqedonisë së Veriut u ratifikua këtë vit.

Ashtu siç thuhet në njoftimin e MPPS, drejtoresha Harasti ka treguar gatishmërinë e ODP-së që të bashkohet në sinkronizimin e Ligjit për Mbrojtje nga ngacmimet në vendin e punës me Konventën nr.190 dhe theksoi se është një kënaqësi e vërtetë që Qeveria ka bashkpunim të vazhdueshëm me zyrën e ODP-së në vendin tonë. Ajo tregoi se çdo ndihmë e nevojshme nga ekipet e Ministrisë së Avancimit të Çështjeve për të cilat angazhohet ODP do të jepet në mënyrë vetëmohuese.