Pakoja e re me masa antikrizë do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë të martën e javës së ardhshme, paralajmëroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministrja tha se seanca e Qeverisë është caktuar për të martën dhe se me masat do të përfshihen një numër të madh i qytetarëve dhe sektori privat.
“Të martën do të ketë informacion çfarë përmban pakoja e re të masave antikrizë”, tha Trençevska.
Sipas paralajmërimeve, në masat antikrizë do të përfshihen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistët me pension minimal.
Deri në fund të vitit në Buxhet janë paraparë 75 milionë euro për masa antikrizë, ndërsa për vitin e ardhshëm 55 milionë euro shtesë, para së gjithash për vazhdimin e subvencionimit të çmimit