Site icon Telegrafi

Trençevska: Nuk do të ketë masa të posaçme për ndihmë ndaj personave të pastrehë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sot tha se nuk do të ketë masa të veçanta të ndihmës financiare për personat e pastrehë.

Trençevska tha se të njëjtit mbulohen nga qendrat për përkujdesje.

“Të pastrehët që janë vendosur në qendrat për persona të pastrehë marrin ushqime, akomodim dhe për ta nuk do të ketë masa sepse ata sigurohen përmes qendrave ku janë vendosur personat e pastrehë, ndërsa për të gjithë personat e pastrehë që në çfarëdo baze janë të përfshirë në një nga grupet e kategorive të rrezikuara për të cilat Qeveria mori vendim për mbështetje financiare, gjithsesi se do të jenë pjesë e atyre masave”, tha Trençevska.

Exit mobile version