Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë tha se masa e vetëpunësimit, duke ndjekur të dhënat nga viti 2018 deri tani, jep rezultate.
Ajo tha se përqindja e aktivitetit të këtyre kompanive deri tani është 74.2%, ndërsa na kompanitë që janë formuar nga viti 2019 është 82.3%.
“Po ashtu kompanitë e formuara në vitin 2020 dhe 2021 kanë aktivitet prej 99.8%”, u shpreh ministrja Trençevska.
Ajo po ashtu theksoi vendimin ku dita e diel është ditë pushimi si dhe zbatimi i këtij ligji në terren./Telegrafi/