Jovana Trençevska, ish-ministre e Punës dhe Politikës Sociale, tha se nuk është mirë që OBRM-PDUKM ka pushtet absolut. Sipas saj, kur një parti ka pushtet të tillë, e humb veten dhe nuk e dëgjon zërin e popullit.
“Edhe LSDM dhe OBRM-PDUKM kishin pushtet absolut në të kaluarën. Doli që ai pushtet absolut nuk është i mirë për shtetin. Ju humbni veten nga pushteti absolut, nuk e dëgjoni zërin e popullit”, tha Trençevska.
E pyetur nëse Hristijan Mickoski ka biseduar me disa deputetë të LSDM-së për ligjin për riorganizimin e ministrive, ajo tha se nuk është e njoftuar për një gjë të tillë.
“Nuk e di se me kë ka folur Mickoski, nuk ka folur me mua. Ne si grup parlamentar patëm debat të madh për këtë ligj dhe në atë debat morën pjesë ish-ministra, politikanë dhe deputetë me përvojë dhe morëm vendim që ligji nuk do të sjellë asgjë të mirë dhe prandaj vendosëm të mos e mbështesim”.
Trençevska tha se Ligji për riorganizim të ministrive ndoshta është miratuar vetëm për të plotësuar kërkesat e koalicionit të madh në OBRM-PDUKM./Telegrafi/