Site icon Telegrafi

Trençevska kundër rritjes së madhe të pagave për ministrat dhe funksionarët shtetërorë

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në emisionin “Top Tema” në TV Telma u shpreh se fatkeqësisht, rritja e pagave të funksionarëve është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe ajo nuk pajtohet me një vendim të tillë.

“Paga ime dhe paga e ministrave ende nuk është rritur dhe kërkojmë mënyrë se si ta kthejmë në gjendjen fillestare”, u shpreh ministrja Trençevska.

Ajo vlerëson se nuk është në rregull të ketë rritje kaq të madhe të pagave edhe pse, siç thotë ajo, agat e deputetëve, ministrave dhe funksionarëve janë më të vogla në rajon dhe më gjerë.

“Në vitin 2014 është ndryshuar ligji për pagat e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Si është e mundur që Gjykata Kushtetuese që ka mundësi të shqyrtojë dhe kundërshtojë një ligj të caktuar, në këto 9 vite nuk e ka marrë parasysh dispozitën nëse është kushtetuese apo jo”, tha ministrja Trençevska.

Ministrja tha se marrëveshja e re kolektive për punëtorët në sektorin publik synon të miratojë metodologji për pagat për gjithë punëtorët e sektorit publik, duke përfshirë edhe funksionarët e zgjedhor dhe të emëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Problemi është se papritmas rritet rroga kaq shumë. Më vjen keq që në kushtet kur ne rritëm pagën minimale, rritëm pensionet, vendosëm një sistem dhe befas erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shkatërron gjithçka. Do të duhet të ndërhyjnë edhe këtu edhe te pagat e funksionarëve për shkak se një rritje e tillë e madhe nuk është e drejtë”, tha Trençevska./Telegrafi/

 

Exit mobile version