Ne e njohim rëndësinë të gjithë qytetarët në shtet të kenë kushte normale për jetesë. Prandaj në fokus të politikave tona gjithmonë janë kategoritë e cenueshme të qytetarëve, potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në takimin e sotëm me drejtoreshën e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Projekte (UNOPS) e angazhuar për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën, Mihaela Telatin dhe me këshilltarin për mbështetje në menaxhimin me projekte të zyrës së UNOPS-it në Shkup, Vanelin Rangellov.
Siç informojnë nga Ministria, në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNOPS-it.
“Në fushëveprimin e asaj që e punojmë si Ministri si një prej prioriteteve tona të ardhshme është strehimi social. Ajo potencoi se ministria vazhdon me përkushtim të punojë në zhvillimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve. Në mënyrë të palodhur angazhohemi për kopshte me efikasitet energjetik dhe të pavarura ekonomikisht, për këtë qëllim jemi duke vendosur fotovotaikë në ato kopshte në të cilat nuk kemi vendosur. Në këtë mënyrë kontribuojmë në kursimin e energjisë elektrike si edhe në mundësinë e ridedikimit të mjeteve të buxhetit në kopshtet për t’i investuar në objektet e kopshteve me qëllim të kushteve më të mira për fëmijët. Veçanërisht është e rëndësishme ajo që investojmë edhe në panele për pastrimin e ajrit me çka në mënyrë direkte ndikojmë në ruajtjen e mjedisit jetësor”, deklaroi Trençevska.
Gjatë takimit Telatin e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të UNOPS-it dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.