Site icon Telegrafi

Trençevska jep dorëheqje nga strukturat e LSDM-së

Pas dorëheqjes së Fatmir Bytyqit dhe Kostadinovit, dorëheqje nga posti partiak në LSDM ka dhënë edhe Jovanka Trençevska.

“Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku pushteti i takon popullit! Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën dje dhe votën për ndryshime në mënyrën tuaj!

Gjatë mandatit tonë si Lidhje Socialdemokrate e Maqedonisë nuk kemi lënë askënd të vetëm, kemi futur masa dhe ligje që i ndihmojnë të gjithë qytetarët. Ne sollëm rrogat dhe pensionet më të larta, u kujdesëm për më të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara. Hapat që nuk dua të zbehen me kalimin e kohës!

Prandaj sot po largohem nga kryetarja e Forumit të Gruas të LSDM-së, pozitë të cilën e kam kryer me ndershmëri, me dinjitet dhe në shërbim të qytetarëve. Por nga veprimet e mia kuptova se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për ligje të mira, por edhe për reforma të forta!”, shkruan Trençevska.

Ajo shton se po tërhiqet nga strukturat e partisë me plot përgjegjësi dhe vetëdije, me sigurinë se nuk e ka tradhtuar besimin që i është dhënë./Telegrafi/

Exit mobile version