Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot ka folur në panelin “Krijimi i politikave dhe masave të cilat e mbështesin barazinë gjinore në vendin e punës në Maqedoninë e Veriut”, si pjesë e konferencës “Barazia gjinore në vendin e punës”.
Siç informoi MPPS, konferenca ishte në organizim të Aleancës për Barazi Gjinore (Gender Equality Alliance) e mbështetur nga Konsallting për Zhvillim Strategjik (SDC) dhe USAID.
“Sektori për Mundësi të Barabarta është mekanizmi kryesor qeveritar që punon në krijimin e politikave dhe zbatimin e masave në drejtim të zbatimit të barazisë gjinore në vendin tonë. Si një nga hapat kryesorë në përmbushjen e këtij qëllimi ishte miratimi i Strategjisë për Barazinë Gjinore në vitin 2022, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. Ajo zbatohet përmes një plani veprimi, qëllimet kryesore strategjike të të cilit janë zbatimi i një mekanizmi efikas dhe efektiv në nivel kombëtar dhe lokal për të reduktuar stereotipet lidhur me rolet gjinore”, tha Trençevska.
Ajo theksoi se qëllimi është që të ndërtohet kulturë e mosdiskriminimit dhe barazisë në të gjitha sferat e jetës, duke theksuar se deri në fund të vitit 2024 shteti do të ketë mundësi që t’i masë edhe arritjet nga masat pas indikatorëve të vendosur më parë.