Telegrafi

Trençevska: Deri të premten do të kemi një zgjidhje për pagesën e punonjësve në çerdhe

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në një konferencë të përbashkët me kreun e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha se deri në fund të javës pritet të gjendet zgjidhje për pagesën e punonjësve në çerdhe.

“Po afrojmë qëndrimet të dy palët, megjithatë na duhet kohë që të mundemi që propozimet që janë dhënë nga SAShK dhe propozimet e MPPS-së t’i harmonizojmë brenda në institucionet tona dhe deri në fund të javës besoj se, të enjten ose të premten do ta kemi zgjidhjen përfundimtare që është në interes të MPPS-së, SAShK-ut dhe punonjësve në çerdhe”, tha Trençevska.

Ndryshe, punonjësit në çerdhe deri tani nuk janë paguar për kohën që ishin në grevë.

Autoritetet dhe sindikalistët kërkojnë zgjidhje për problemin në fjalë.