Telegrafi

Trençevska- Buzu: Bashkëpunimi mes vendeve u kontribuon qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot në Gjenevë realizoi takim dypalësh me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Moldavisë Aleksei Buzu.

Në takim, siç bëri të ditur MPPS-së, është biseduar për rrrugën evropiane që është para dy vendeve deri në përfundimin e plotë të integrimit evropian.

Nga ana e ministrit të Moldavisë u theksua se nevojitet një bashkëpunim më intensiv dhe transferimin e përvojave për përgatitjen e ministrive për skrining, i cili, siç theksohet, është pjesë e negociatave të BE-së, për harmonizimin e legjislacionit, por edhe për shfrytëzimin e potencialeve të të gjithë të punësuarve në ministritë në procesin e negociatave evropiane.

“Në takim u theksua se përvoja e Maqedonisë së Veriut në pjesën e përgatitjes për hyrje në Bashkimin Evropian është me rëndësi të veçantë për Moldavinë. Veçanërisht në pjesën e mjeteve të shfrytëzuara nga fondet e IPA-s dhe bashkëpunimit të fuqishëm dypalësh me vendet e rajonit”, theksohet në kumtesë.

Në takim, siç theksohet, u konfirmua se në periudhën në vijim do të qaset drejt krijimit të bashkëpunimit formal veçanërisht në fishat e aktivizimit të tregut të punës, garanci të të rinjve, mbrojtje të fëmijëve, por edhe digjitalizim të sistemit të mbrojtjes sociale, si prioritet përfundimtar i të dyja vendeve.

Ministrat Trençevska dhe Buzu theksuan se rruga evropiane është një sfidë dhe imperativ që çon në përmirësim të përditshëm të të dyja vendeve.