Site icon Telegrafi

Tremijë nxënës nga Tetova dhe Gostivari do të njihen me rrezikun e drogave, alkoolit dhe tregtisë me njerëz

Rreth tremijë nxënës nga nëntë shkolla të Tetovës dhe gostivarit, në tre muajt e ardhshëm do të ndjekin ligjërata për informata për pasojat e shfrytëzimit të drogave narkotike, si edhe konsumimit të alkoolit, përfshi rrezikun e tregtisë me njerëz.

Aktivitetet do të zbatohen nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë, përmes dy projekteve edukative-parandaluese, “Parandalimi nga keqpërdorimi i drogave dhe alkollit” dhe “Parandalimi i tregtisë me njerëz-fëmijë”.

Ligjëratat do të mbahen nga policë të trajnuar profesional.

Ligjëratat e para tashmë kanë filluar në shkollat fillore të Gostivarit, për të vazhduar me tjerat./Telegrafi/

Exit mobile version