Site icon Telegrafi

A i trembet arrestimit, Berisha jep përgjigjen e prerë

Sali Berisha është kthyer sërish në qendër të vëmendjes politike në Shqipëri që pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.

Pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha nga grupi i PD, ai nuk ka reshtur së sulmuari ish-kryeministrin.

Ai organizoi Foltoret e tij në disa qytete që kulmoi me atë që ai e quajti Kuvendi i 11 dhjetorit, ku ngriti dhe Komisionin e Rithemelimit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiz, Berisha u pyet nëse i trembet ndonjë arrestimi të mundshëm.

“Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë,” tha Berisha.

Exit mobile version