Telegrafi

Trembëdhjetë të vdekur nga zjarri në konviktin e një shkolle kineze

Trembëdhjetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një konvikt shkolle në provincën Henan të Kinës.

Konvikti i kapluar nga zjarri është pjesë e një shkolle private fillore.

Bëhet e ditur se drejtori i shkollës është arrestuar, dhe policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin, raporton cnn.

Detaje rreth identitetit të të vdekurve nuk janë zbuluar, por është theksuar nga mediat kineze se këto raste me fatalitet janë të shpeshta për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë së ndërtesave.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2023, shkaku i një zjarri të madh që shpërtheu në një ndërtesë në provincën Shanxi, kanë vdekur 26 persona.

Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar nga zjarri është përfshirë edhe një spital në Pekin, nga i cili mbetën të vdekur 29 persona kryesisht pacient. /Telegrafi/