Trembëdhjetë të vdekur në aksidentin e rrëzimit të helikopterit ushtarak në Kazakistan
Hakim Kasami
Një helikopter ushtarak i Kazakistanit u rrëzua në një fluturim trajnimi, duke vrarë të gjithë 13 personat e gjendur në bord, ka thënë Ministria e Mbrojtjes, shkruan REL, përcjell Telegrafi.
Ministria tha se helikopteri ra më 27 mars në rajonin Zhalagash në jug të Kazakistanit, në lindje të Detit Aral.
Helikopteri Mi-8 ishte pjesë e një grupi avionësh që fluturonin nga Aktau në Detin Kaspik në Shymkent afër kufirit me Uzbekistanin.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte ndonjë të mbijetuar, tha ministria, por Presidenti i përkohshëm kazak Qasym-Zhomart Toqaev më vonë shkroi një mesazh se të gjithë ata që ishin në bord kishin vdekur.
Toqaev tha se ai urdhëroi një hetim zyrtar për arsyet e rrëzimit. /Telegrafi/