Site icon Telegrafi

Trembëdhjetë pemë do të mbillen për 13 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Florian Qehaja do të mbjellin sot 13 pemë me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Në parkun e Çairit, siç njofton MPJ, do të përkujtohen në mënyrë simbolike marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë, miqësia tradicionale dhe marrëdhënia e ngushtë mes qytetarëve të dy vendeve.

Ngjarja organizohet me iniciativë të Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Exit mobile version