Dita e nesërme pritet të jetë një ditë e shënuar jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë botën.
Në Vatikan pritet që të bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës. Shenjtërimi i saj do të bëhet në meshën solemne që do të organizohet në Sheshin Shën Pjetri, nga Papa Françesku.
Në këtë ceremoni, përveç mijëra qytetarëve, do të jenë të pranishëm edhe 13 krerë shtetesh që deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Ky numër është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.