Site icon Telegrafi

Trembëdhjetë fustane më të shtrenjta të të gjitha kohëve

I kanë bartur yjet më të mëdha, janë shitur për qindra e mijëra dollarë!

Edhe pse disa nga këto fustane me punimin e mjeshtërve të tyre nuk e kanë merituar që të arrijnë atë çmim të lartë në treg, kjo ka ndodhur pasi që janë bërë të famshme në skenë.

Fustanet e tjera me të drejtë janë gjendur në këtë listë – janë stolisur me kristale dhe perla, si edhe orët të cilat janë nevojitur që ato të punohen, transmeton Telegrafi.

1. Fustani i princeshës Diana nga Festivali i Filmit në Cannes, më 1937: 137.500 dollarë

2. Fustani i Elizabeth Taylor nga ndarja e çmimit “Oscars”, më 1970: 167.500 dollarë

3. Fustani i Cate Blanchett nga ndarja e çmimit “Oscars”, më 2007: 200.000 dollarë

4. Fustani të cilin e ka bartur Beyonce në Met Gala 2006

Çmimi i saktë i fustanit nuk është i ditur, mirëpo meqenëse perla ka pasur gjithandej në të, meriton të gjendet në këtë listë.

5. Fustani të cilin e ka bartur Paris Hilton në ngjarjen Hollywood Beauty Awards: 270.000 dollarë

6. Fustani i nusërisë i Amal Clooney: 380.000 dollarë

7. Fustani i nusërisë i Kate Middleton: 400.000 dollarë

8. Fustani të cilin e ka bartur Audrey Hepburn në filmin “Kafjalli te Tiffany” më 1961: 1.3 milionë dollarë

9. Fustani në të cilën Marilyn Monroe këndoi këngën “Gëzuar ditëlindjen President” në vitin 1961: 1.3 milion dollarë

10. Fustani të cilin e ka bartur Julie Andrews në muzikalin “Këngët e mia, ëndrrat e mia”: 1.56 milionë dollarë

11. Fustani të cilin Nicole Kidman e ka bartur në ndarjen e çmimit “Oscars” më 1997: 2 milionë dollarë

12. Fustani të cilin e ka bartur Jennifer Lawrence në ndarjen e çmimit “Oscars” më 2013: 4 milionë dollarë

13. Fustani të cilin e ka bartur Marylin Monroe në filmin “Shtatë vjet besnikërie” më 1995: 4,6 milionë dollarë

/Telegrafi/

Exit mobile version