Site icon Telegrafi

Trekëndëshi Windermer

Këtu nuk zhduken njerëz si në trekëndëshin e Bermudeve, por në këtë vend shoferët nuk mund t’i mbyllin dyert e automjeteve të tyre.

Parkimi përgjatë rrugës në Cresdent ka shqetësuar shumë shoferë deri më tash sepse ata nuk kanë mundur t’i mbyllin dyert e automjeteve të tyre automatikisht. Secili prej tyre thotë se nuk ka kurrfarë sqarimi logjik për këtë fenomen të çuditshëm.

Anthony Dean, njëri prej banorëve lokal, kohë më parë provoi t’i ndihmojë një zonje për ta mbyllur derën. Disa herë tentoi por pa sukses.

“Vetëm kur dera u hap papritmas, por jo që e hapa unë, kjo ishte vërtetë e çuditshme. Sikur të ishte ndonjë shpirt aty. Kjo pjesë e qytetit është vrimë e zezë për automobilat,” shkruajnë mediat britanike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version