Telegrafi

Trekëndëshi i dyshuar për varrezë masive (Video)

Qytetarët të cilët donin të ecnin rrugës nga Rektorati për në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ktheheshin prapa. Kjo për arsye se njësiti për Krime Lufte në Policinë e Kosovës, bashkë me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë inspektuar hapësirën tek kisha ortodokse dhe rektorati, ku dyshohet për varrezë masive.

Këto informata kanë ardhur nga qytetarë që banojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.

Që nga paslufta asnjëherë nuk është ekzaminuar objekti i kishës ortodokse.

Arsim Gërxhaliu, nga Instituti Mjekësisë Ligjore në një intervistë, për Tribuna Channel ka sqaruar për veprimet që kanë ndërmarrë.