Telegrafi

Trejsi Sejdini shpallet Miss Universe Albania

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2018.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.

Nga tre vajzat që mbetën në fund të garës, vendin e dytë e mori Irene Dama, ndërsa e treta u rendit Ajli Hoxhaj, transmeton oranews.

Nga 20 konkurrentet, vlerësimi i jurisë përcaktoi vajzat finaliste Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.

Lexo po ashtu Modelja Trejsi Sejdini pendohet për disa veprime të së kaluarës

Të gjitha kanë punuar për tre muaj për të arritur në Finalen e Madhe, ndërsa Trejsi Sejdini do nisë përgatitjet për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Universe.

Çmimet që u fituan nga vajzat e tjera:

Dardana Aliaj – Bursë studimi

Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit

Xhesi Prendi- Miss Fotozhenia

Anastasia Sara Spahi – Çmimi i klinikës Keit

Anisa Metuku – Miss Eleganca

Trejsi Sejdini – Miss Social Media