Trejsi Sejdini gjatë vitit të kaluar ka fituar të drejtën që ta përfaqësojë kombin shqiptar në një ngjarje botërore të bukurisë.
Ajo gjatë ditës së djeshme ka ecur në pistën e sfilatës në garën “Miss Universe”, e cila po mbahet në shtetin e Tajlandës.
Bukuroshja jonë ka pasur një paraqitje fantastike duke marrë përgëzime dhe duartrokitje prej publikut.
Biondina kishte të veshur një fustan të gjatë të kuq, të kombinuar sigurisht me të zezën sikurse edhe ngjyrat e flamurit kombëtar.
Eleganca në lëvizje, hiret fizike kanë lënë shumë përshtypje tek të pranishmit duke prezantuar në mënyrë dinjitoze vendlindjen.
“Godas kuqezi, përshëndes kuqezi”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Sejdini.
Ndryshe, Trejsi ka fituar në kontestin e bukurisë së vitit të kaluar edhe titullin e “Miss Social Media”. /Telegrafi/