Telegrafi

Treguan aftësitë e baletit pranë banakut, përfunduan të përplasura në dysheme (Video)

Gjyshet që deshën t’i argëtojnë të pranishmit në një kafene në Wigan të Anglisë, mbetën me lëndime të konsiderueshme në shpinë.

Ato ishin kapur për një pjesë të banakut dhe provonin t’i tregojnë aftësitë në balet, por pjesa që u shkëput bëri që ato të përplasen për dysheme, transmeton Telegrafi.

“Kilet e tyre dhe mungesa e reflekseve, ua pamundësoi të vallëzojnë si deshën”, është përshkruar momenti i papërshtatshëm.

Shikuesit janë mahitur, se pas disa gotave gjithçka duket e mundshme, por se nuk rekomandohet ky lloj vallëzimi. /Telegrafi/