Site icon Telegrafi

Tregu vërshohet nga produkte të dyshimta serbe

Mbi 2.5 miliardë euro importe vjetore, ku prej tyre 300-400 milionë euro janë vetëm nga Serbia, Kosova mbetet e varur shumë nga prodhimet serbe.

Prodhuesit e vendit duan masa mbrojtëse. Biznesi kosovar kërkon mbrojtje nga importet e dyshimta dhe damping, politika të reja tregtare dhe stimulim e mbrojtje të prodhuesve vendor, për të qenë konkurrues në treg.

Qeveria kosovare, nuk ka treguar nëse ka ndonjë plan se si ta zvogëlojë këtë varësi. Lidhur me çështjen e shtruar me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të tyre, nuk janë prononcuar dy ministritë, ajo e Financave dhe MTI-së.

Qeveria e Kosovës më herët ka miratuar Pako të lehtësimeve për importet e lëndëve të para jashtë vendit dedikuar bujqësisë e disa sektorëve të tjerë të prodhimit. /Kosova Sot/Telegrafi/

Exit mobile version