Në kuadër të realizimit të projekteve të pushtetit lokal në Dibër, me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë dhe përparimit të ambientit urban, është edhe ndërtimi i tregut të ri të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë prjekt, Petrit Paçuku nga sektori për urbanizëm në këtë komunë, thotë se projekti i ndërtimit të tregut të ri është në përfundim e sipër. Ai thotë se me këtë projekt, Dibra do të ketë treg bashkëkohor, të mbuluar, sipas standardeve evropiane, ndërkaq ka një sipërfaqe prej 4500 metër katrorë.
Sipas tij, tregu i ri do të ketë edhe hapësira afariste, pra dyqane, si edhe parkingje për vetura, kurse menaxhimin e tregut do ta bëjë ndërmarrja e cila do të zgjidhet sipas ligjeve./Telegrafi/