Mirëpo, lëvizja e tregut kah sistemi operativ i Google, Android është duke ndodhur për një kohë të gjatë tani, edhe pse iPhone mbetet telefoni i mençur mobil më i famshëm.
Këto të dhëna janë publikuar edhe nga Nielsen Research, në raportin e saj të fundit të muajit gusht.
Sipas këtij hulumtimi, 43 për qind e të gjithë telefonave të mençur mobil bazohen në sistemin operativ Android.
Gjithashtu, 56 për qind e blerësve të telefonave të rinj mobil kanë thënë se para blerjes kanë konsideruar të marrin një model i cili bazohet në sistemin operativ të Google.
Këto të dhëna edhe një herë më shumë tregojnë atë që e dimë të gjithë tashmë, tregu po dominohet nga Android, ndërsa iPhone është i pa-konkurrueshëm si një pajisje e vetme. / Telegrafi /