Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tregu në lagjen Ulpiana do të transformohet për të marrë pamje të re, dhe se është shpallur fituesi i projektit ideator për dukjen e re të tregut.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se, jo vetëm banorët e lagjes Ulpiana por shumë qytetarë tjerë do të furnizohen në këtë treg.
Tutje në njoftimin e bërë, thuhet se tregu i Ulpianës do të shndërrohet në një treg modern dhe që ofron kushte cilësore për qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Jo vetëm banorët e Ulpianës, por edhe shumë qytetarë të tjerë, pjesë të përditshmërisë e kanë furnizimin në tregun e Ulpianës. E në gjendjen që është momentalisht, është larg standardeve urbane, në çdo aspekt!
Por, sot jemi të lumtur të e ndajmë lajmin se është shpallur fituesi i projektit ideor për dukjen e re të këtij tregu. Tash mund të vazhdohet me projektin kryesor zbatues në mënyrë që tregu i Ulpianës të shndërrohet në një treg modern që ofron kushte cilësore për qytetarët dhe afaristët që ofrojnë shërbime aty”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Telegrafi/