Site icon Telegrafi

Tregu i kapitalit kinez prej 16 miliardësh

Me 17 listime të reja vetëm gjatë kësaj të hëne, “New Third Board” është bërë tregu më i madh i kapitalit në Botë, me 10 mijë kompani të listuara, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Vetëm gjatë këtij viti, ky treg kapitalesh ka gjeneruar rreth 16 miliardë euro nga rreth 2406 ndërmarrje të listuara, nëpërmjet shitjeve të kapitalit. Ky fond, i njohur ndryshe edhe si; Sistemi kombëtar i këmbimit të kapitalit, është i specializuar në financimin e drejtpërdrejtë të kapitalit.

Fondi është krijuar në vitin 2006, si një eksperiment, për të grumbulluar kapital për kompanitë e vogla të sektorit High-tech në Pekin të cilat nuk listoheshin në bursë. Sistemi aktual ndërkohë, hyri në fuqi në muajin Janar të vitit 2013, pas përmbylljes me sukses të fazës eksperimentale në Pekin, Shanghai, Tianjin dhe Wuhan.

Ky fond mban emrin New Third Board për shkak se, në Kinë dy bordet e para janë të specializuara për ndërmarrje të afirmuara.

New Third Board ndërkohë, liston kompani të cilat nuk përmbushin kushtet për ofertën fillestare publike, të njohur ndryshe si IPO, apo kompani të ç`listuara. /Telegrafi/

Exit mobile version