Telegrafi

Tregu i sigurimeve në rritje

Epërsi në tregun e Evropës Lindore ka një prej udhëheqësve të tregjeve, “Vienna Insurance Group”, e cila ka aktivitet në Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani, Bullgari, Shqipëri dhe Gjeorgji dhe është aktive në 23 shtete të tjera. Sipas raportit, në këto vende rritja ishte 58 për qind, në krahasim me tregjet e tjera të Evropës Perëndimore.

Mes viteve 2002 dhe 2006 rritja ishte me më shumë se 128 për qind, krahasuar me 67 për qind në Evropën Perëndimore. Sigurimi në krahasim me të ardhurat për frymë në 2006-n u rrit nga 212 dollarë në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore krahasuar me 1,107 dollarë në shtetet e perëndimit.

Ndërkohë që në Evropën Perëndimore rritja është e drejtuar kryesisht nga produktet e sigurimit të jetës, të dyja klasifikimet e jetës dhe të jo jetës janë rritur fuqishëm në shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Është gjithnjë shumë më e thjeshtë për kompanitë e sigurimeve austriake që të bëhen pjesë e kompanive të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për shkak edhe të ngjashmërive në kulturë dhe mentalitet.

Udhëheqësit e tregjeve austriake kanë lulëzuar në këtë ekspansion, duke e bërë më mirë se sa konkurrentët në vendet e tjera evropiane”, – thekson raporti. Ky ekspansion pritet të vazhdojë më shumë akoma, duke i dhënë Austrisë një epërsi reale mes tregjeve të sigurimeve evropiane.