Telegrafi

Tregu i jetës rrit sigurimet me 8.8%

Sigurimet e jetës përbëjnë 12% të totalit të tregut, nga 9% që zinin një vit më parë. Numri i kontratave vazhdon të rritet me ritme më të larta se volumi i primeve. Në fund të muajit Maj, numri total i policave të shitura nga shoqëritë e sigurimit që nga fillimi i vitit arriti në 513 mijë, me një rritje prej 115% krahasuar me një vit më parë. Kategoria që ka dhënë shtysën kryesore në rritjen e shpejtë të numrit të kontratave, ka qenë ajo e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve, kategori kjo e lidhur me sigurimin e detyrueshëm për udhëtimet jashtë vendit.

Vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar, pothuajse përpjesëtimisht me rritjen e primeve. Për pesë muajt e parë të vitit, kompanitë e sigurimeve paguan 903 milionë lekë dëme, me një rritje prej 9.2%, krahasuar me një vit më parë. Kështu, raporti mes dëmeve dhe primeve ka ngelur pranë nivelit 25%, pothuajse në vlerë të njëjtë me 5-mujorin e parë të vitit të kaluar./Telegrafi/