Telegrafi

Tregu i banesave, bie interesi i blerjes

Kështu, me sa duket edhe tregu i banesave mbetet i mbërthyer nga ngërci. Kërkesa është e ulët edhe në këtë periudhë të vitit, kur shitjet rriteshin nga emigrantët.

“Besoj që edhe këtë vit megjithëse kishte disa shenja pozitive të interesit, të vazhdojë e njëjta histori, i njëjti qëndrim ndaj tregut të banesave, me një interes ndoshta pak të rritur, por me investime të ulëta. Në të gjitha zonat, çmimet kanë një rënie nga 10 deri në 15%, sidomos zonat më të aksesueshme që janë zonat rreth unazës së Tiranës. Shumë herë jemi ankuar për cmimet e larta, por megjithëse ka tendencë për uljen e tyre nuk ka interes për blerje”, tha Ilir Hevoja, zv.drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve.

Sipas të dhënave të shoqatës së ndërtuesve, në rajonin Tiranë-Durrës rezultojnë rreth 4 mijë aprtamente të pashitura, raportoi BW./Telegrafi/