Tregu i Dibrës tashmë për 10 javë me rend mbeti pa tregtar dhe blerës. Gjatë ditës së sotme mund të shiheshin vetëm dy tregtar të cilët shisnin pemë dhe perime, ndërsa numri i blerësve ishte minimal.
Edhe pse zyrtarisht tregu nuk është i mbyllur, menjëherë pas shpalljes së gjendjes së krizës më 13 mars, tregu të shtunën e parë ishte i boshatisur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para shfaqjes së coronavirusit, tregu i Dibrës ishte ndër vendet më të frekuentuara gjatë ditëve të shtunën.
Përveç dibranëve, në treg vinin edhe banorë nga Zhupa dhe Komuna e Mavrovës./Telegrafi/