Telegrafi

Tregu dhe çmimi i telefonisë mobile

Në çdo 100 banorë të Shqipërisë, ka 130 telefona celularë. Shifra është zyrtare e marsit të këtij viti dhe vjen nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave.

Drejtori i këtij autoriteti, Pirro Xhixho, tha për Deutsche Welle-n se kjo shifër është jo vetëm tregues i dëshirës së shqiptarëve për të komunikuar por edhe i tarifave të përballueshme, që ofron tregu i telefonisë celulare në Shqipëri.

Futja, këtë muaj në tregun e telerfonisë celulare të operatorit të katërt, kompanisë shqiptare “Plus communication” krahas tre operatorëve të tjerë AMC, partnere e Deutsche Telecom-it, kompanisë britanike dhe asaj turke Eagle Mobile dhe Vodafonit, do të ndikojë në uljen e mëtejshme të tarifave. /Telegrafi/