Barnat pa banderola dhe pa përkthim të përmbajtjes në gjuhën shqipe vazhdojnë të shiten nëpër farmacitë e Kosovës. Andaj tregu i barnave ka dalë jashtë kontrollit. Kjo për faktin pasi që inspektorët shëndetësorë nuk kanë inspektuar farmacitë që merren me shitjen e barnave.
Këto shqetësime i ka ngritur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor, para miratimit në parim nga Kuvendi i Kosovës.
Kryetarja e komisionit, Brovina nuk u pajtua me ligjin paraprak për inspektoratin.
Sipas saj, deri më tani ky ligj ka qenë jofunksional dhe aspak i zbatueshëm nga ana e inspektorëve shëndetësorë.
“Ky ligj deri më tani nuk ka sjellë ndonjë të mirë të mbarëvajtjes shëndetësore. Çështja e barnave pa banderola dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, në ligjin i cili është për importin e barnave, nuk thuhet që barnat të hyn pa banderolë edhe të jenë pa përkthim. Por kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit për arsye të mos inspektimit të inspektorëve përgjegjës”, tha Brovina.
Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, tha se ky projektligj nuk përmban ndonjë ndryshim nga ligji i cili ishte miratuar në vitin 2008.
“Në memorandumin që pash, nuk pashë që ka ndonjë ndryshim. Aty ka më shumë sugjerime nga Zyra e kryeministrit se sa komente nga Oda e Farmacistëve. Në vitin 2008 ky ligj ka pasur mangësi, e që është dashur të përmirësohen. Inspektorati ka për qëllim që të shikojë punën se si bëhet dhe se a po zbatohet ligji në praktik. Si i tillë unë do të abstenojë pasi që nuk pash diçka konkrete”, tha Baftiu.
Fikrim Damka, anëtar i komisionit tha që struktura e brendshme e inspektoratit duhet të ndryshohet.
“Ka punë shumë për këtë ligj, duhet të shkoj për lexim të parë në kuvend, në mënyrë që të marrim edhe rekomandimet edhe prej deputetëve të tjerë”, tha Damka.
Kurse Ali Berisha nga radhët e AAK-së, tha se ky projekt ligj duhet të kalojë për leximin e parë në Kuvend, por që duhet të kihet parasysh për ndryshimet që duhet të bëhen në këtë ligj.
“Edhe pas leximit të parë duhet të vijnë disa ndryshime. Nuk mendoj që funksionet e tij janë krejt administrative, sepse ky ligj është nga ministria e shëndetësisë”, tha Berisha gjersa përmendi që punëtorët shëndetësor duhet të trajtohen si punëtorë shëndetësor dhe jo si shërbyes publik.
Kryetarja e këtij komisioni, Flora Brovina, nuk u pajtua me ligjin paraprak për inspektoratin. Sipas saj, deri më tani ky ligj ka qenë jofunksional dhe aspak i zbatueshëm nga ana e inspektorëve shëndetësorë.
“Ky ligj deri më tani nuk ka sjellë ndonjë të mirë të mbarëvajtjes shëndetësore. Çështja e barnave pa banderola dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, në ligjin i cili është për importin e barnave, nuk thuhet që barnat të hyn pa banderolë edhe të jenë pa përkthim. Por kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit për arsye të mos inspektimit të inspektorëve përgjegjës”, tha Brovina.
Anëtarët e komisionit gjatë javës të ardhshëm pritet që të vizitojnë disa nga spitalet privatë për të parë nga afër se si funksionojnë këto institucione shëndetësore të sektorit privat.
Përkundër mospajtimeve me Projektligjin për Inspektoratin e Shëndetësor, me pesë vota pro dhe dy abstenime Komisioni Parlamentar për Shëndetësi e ka dërguar projektligjin për leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. /ekonomiaonline/