Hetuesia për krim të organizuar dhe policia gjermane, pas hetimeve disa mujore, në afërsi të Frankfurtit kanë zbuluar një laborator për kultivimin e marihuanës.
Me këtë rast janë konfiskuar shtatë kilogramë drogë të llojit skank dhe marihuanë, si dhe janë arrestuar pesë shtetas serbë.
Personat e arrestuar janë R. P. (33), nga Kulla, J. V. (47) nga Novi Sadi, I. I. (30) nga Beogradi, J. V. (35.) dhe G.I. (41) nga Crvenka, për shkak të dyshimeve se si pjesë e grupit të organizuar kriminal kanë tregtuar me narkotikë.